''Tempulli 2''/ 150 të arrestuar, 100 prej tyre në Tiranë! Sekuestrohet drogë e ndarë në doza

22 Janar 2024, 07:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

''Tempulli 2''/ 150 të arrestuar, 100 prej tyre në

Një tjetër operacion mbarë kombëtar është zhvilluar në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike. Peshën më të madhe e mbanë sërish Antidroga e Policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve deri më tani janë afro 100 persona të arrestuar vetëm në kryeqytet, ndërsa në rang vendi janë mbi 150 persona në total.

Ky është vazhdimi i operacionit 'Tempulli'. Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta.

Ndërkohë, në qytetin e Vlorës raportohet se janë 35 të arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe kokainë e ndarë në doza, gati për shitje. 

Policia ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar mbi këtë operacion.

 

Po ndodh...