Policia e Shtetit: Luftë më efektive kundër krimit kibernetik

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda mikpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfaqësuesit e kompanisë “Kateryna Kruk”, drejtuesen rajonale të Politikave Publike për Europën Qendrore dhe Lindore, dhe Birger Witt, menaxher i Besimit dhe Sigurisë për Evropën Qendrore dhe Lindore.
Gjithashtu, në takim morën pjesë drejtori i departamentit të Policisë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe drejtoresha e Hetimit të Krimeve Kibernetike, Drejtues i Parë Ervina Gjana.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, diskutimi ishte tejet i hapur dhe konstruktiv, me objektiv parësor forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e hapësirës digjitale.
Takimi u përqendrua në adresimin e problematikave të hasura në platformat sociale të administruara nga kompania “Meta INC.”, si dhe në nevojën për krijimin e mekanizmave të përbashkët për rritjen e efikasitetit të hetimit dhe menaxhimit të rreziqeve online.
Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit falënderuan kompaninë “Meta INC.” për bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht për rastet emergjente që lidhen me mbrojtjen e të miturve, dhe shprehën gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.
Ky takim konfirmon përkushtimin e përbashkët për ndërtimin e një hapësire digjitale më të sigurt për qytetarët dhe një proces hetimor më efektiv në përballje me sfidat kibernetike të kohës.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


