Emri/ Presidenti Begaj firmos dekretin, emërohet komandanti i ri i Forcës Detare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot një sërë dekretesh që lidhen me drejtimin dhe gradat në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Me Dekret nr. 25, datë 16.01.2026, Kreu i Shtetit dekretoi lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.
Ndërkohë, me Dekret nr. 26, datë 16.01.2026, Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës firmosi edhe dhënien e gradave madhore për tre drejtues të lartë të Forcave të Armatosura:
Me Dekret nr. 27, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9, në Shtabin e Përgjithshëm të FA.
Me Dekret nr. 28, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7, në Shtabin e Përgjithshëm të FA.
Me Dekret nr. 29, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit në Forcën Ajrore.
Dekretet hyjnë në fuqi menjëherë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
