Profesori francez: Një rezervuar hidrogjeni mund të jetë në një minierë kromi në Bulqizë
Një rezervuar i madh hidrogjeni mund të fshihet thellë nën një minierë kromi në Shqipëri. Të dhënat premtuese dalin pas studimeve të bëra nga një grup shkenctarësh francezë të udhëhequr nga profesori i Gjeokimisë, Laurent Truche, janë botuar në revistën Science. Truche dhe kolegët e tij eksploruan në thellësi të minierës së kromit në Bulqizë dhe regjistruan sasi të mëdha hidrogjeni, i cili rrjedh nga shkëmbinjtë dhe krijon flluska nëpër pellgje uji. Matjet tregojnë se të paktën 220 ton hidrogjen humb çdo vit, që është një nga normat më të mëdha të rrjedhës natyrore.
Hidrogjeni është një gaz i djegshëm. Përqendrimet e larta të matura brenda minierës së Bulqizës mendohet se kanë shkaktuar tre shpërthime që nga viti 2011, duke vrarë katër minatorë dhe duke plagosur shumë të tjerë. Nxjerrja e hidrogjenit nga miniera e Bulqizës ka të ngjarë të jetë grumbulluar në thyerje tektonike midis dy blloqeve shkëmbinj thellë brenda ofiolitit, sugjeron studimi duke krijuar edhe përmasat e depozitës.
Sipas studimit, deri në 55,000 ton hidrogjen mund të fshihen në rezervuarin poshtë minierës, mjaftueshëm për të mbajtur rrjedhën e lartë për 238 vjet. Depozitat e hidrogjenit natyror janë një burim premtues i energjisë pa karbon, nëse ato janë të nxjerrshme dhe në sasi të konsiderueshme.
-
Deklarata e tezes, si u njoh 27-vjeçarja me Altin Çokun
12 Shkurt, 17:12 -
Gati për atentat? Kapet shqiptari i armatosur në Athinë
12 Shkurt, 16:51
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128