Pronat në Bulqizë shkaku i vrasjes së 2 vëllezërve në Fresk

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë, ku Vehap Cami, 63 vjeç vrau me armë zjarri vëllain e tij Lulzim Cami, 68 vjeç dhe më pas vrau veten.
Burime bëjnë me dije se shkaku i krimit ka qenë konfliktet e vjetra mes dy vëllezërve për disa prona në zonën e Bulqizës. Mësohet se Vehap Cami ka shkuar në banesën e Lulzim Cami, rreth orës 07:40 në rrugën “Xhon Belushi”, ka hyrë brenda dhe ka nxjerrë direkt pistoletën duke qëlluar mbi vëllain e tij, e më pas ka vrarë veten. Konfirmohet se nuk ka patur debat para krimit mes tyre.
Autori Vehap Cami jetonte në zonën e Lundrës, ndërsa vëllai i tij, Lulzim Cami, jetonte me qira në zonën e Freskut. Nga kjo ngjarje e rëndë nuk ka patur persona të tjerë të lënduar.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

