Qëllohet me breshëri plumbash gjatë natës godina e CFO Pharma

18 Mars 2025, 09:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Qëllohet me breshëri plumbash gjatë natës godina e CFO

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës.


Godina e CFO Pharma e biznesmenit Nadir Çausholli është qëlluar gjatë natës në orën 02:00 me breshëri plumbash.

Raportohet se në fasadën e godinës janë “derdhur” mbi 20 plumba, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilët janë njoftuar vetëm një orë më parë mbi ngjarjen.

Po kryhet kqyrja e kamerave të sigurisë.

Po ndodh...