Meta nga burgu: Më 11 maj fitorja fillon nga Tirana!

18 Mars 2025, 10:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta nga burgu: Më 11 maj fitorja fillon nga Tirana!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale nga burgu, duke shprehur besimin e tij se koalicioni me “Shqipërinë Madhështore” do të fitojë më 11 maj.

Postimi:

Koalicioni ynë, “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, starton garën me numrin 1.
Koalicioni ynë del po i pari më 11 Maj me një fitore madhështore!
Më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese!

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128