
Përballja e “Uemblit” në statistika/ Diferencat mes Anglisë dhe Shqipërisë

Shqipëria do luajë ditën e premte përballë Anglisë, në një ndeshje që pikë së pari do mbetet një kartolinë e bukur. Megjithatë dy skuadrat kërkojnë maksimumin nga sfida, për të ecur në rrugën drejt kualifikimit për në Botërorin e 2026-ës.
Kapacitetet e anglezëve nuk kanë nevojë për shumë koment, por nga ana tjetër Kombëtarja shqiptare ka treguar që përballë ekipeve të mëdha ka performuar mirë.
E përkthyer kjo diferencë në shifra sa i përket vlerës së dy kombëtareve, ajo është shumë e madhe. Tre Luanët kanë një vlerë prej 1.32 miliard eurosh, ndërsa Kuqezinjtë vetëm 100 milion euro.
Vetëm mesfushori Bellingam ka një vlerë gati dyfishi i Kombëtares Shqiptare, 180 milionë euro.
Futbollistët shqiptarë që kanë vlerë më të lartë sesa pjesa tjetër e ekipit janë Kristian Asllani 18 milionë euro, Armando Broja 15 milionë, dhe Ernest Muçi 12 milionë euro.
Reparti me më shumë vlerë i kuqezinjve është i sulmit, në total 38.7 mln euro, dukshëm më i ulët se ai i anglezëve me 435 mln euro.
Mosha mesatare nuk ka një diferencë të theksuar. Anglezët janë me 26.2, ndërsa shqiptarët 27.
Gjashtë herë është përballur Shqipëria me Anglinë, dhe në të gjitha takimet është mposhtur. 19 gola kanë shënuar britanikët, ndërsa në vetëm 1 rast ka shënuar Shqipëria.
Kjo ka ndodhur në 21 mars të vitit 2001, ku Altin Rraklli ndëshkoi anglezët por që sfida u mbyll në favorin e tyre 1-3.
Ndeshja e fundit ka qenë në 12 nëntor të 2021-shit për eleminatoret e Botërorit 2022, me humbjen e thellë 5-0.
Megjithatë, prej asaj kohe Shqipëria ka ndryshuar jo pak, teksa u kualifikua edhe në Europianin e 2024-ës.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128