
Po rikuperohet më shpejt se sa pritej, Flik duhet të zgjedh mes Ter Shtegen dhe Sheznit për Championsin

18 Mars 2025, 16:04 / SPORT
Portieri i Barcelonës, Mark Andre Ter Shtegen po rikuperohet më shpejt se sa pritej. Ai u dëmtua në shtator dhe prognoza ishte se sezoni i tij kishte përfunduar, por tashmë është e sigurt që së shpejti do të jetë gati të qëndrojë mes shtyllave.
Por aktualisht ai nuk është i regjistruar në skuadrën e Barçës në Ligën e Kampioneve dhe nëse dëshiron të rikthejë gjermanin në skuadër, klubit do të duhet të anulojë regjistrimin e polakut Shezni.
Rregullat e UEFA-s thonë se Barça mund të rikthejë Ter Stegen vetëm nëse ç’regjistron lojtarin që e zëvendësoi.
Tashmë pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim teksa rikujtojmë që Ter Stegen është gjithashtu kapiten i blaugranave dhe pjesë e klubit që nga viti 2014.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128