
“Paske ardh keq fare ti”/ Egli i kthehet ashpër Rozanës: Ma do qejfi. Ju jeni për t'u...

Një përplasje e ashpër mësohet se ka ndodhur ditën e sotme mes Eglit dhe Rozanës, në “BBVA4”.
Kujtojmë se që pas rikthimit të Eglit në këtë spektakël, marrëdhënia mes dy banoreve ndryshoi goxha shumë.
Madje në ditën që Egli rihyri në shtëpinë e “BBVA4” ajo Rozanën e takoi të fundit. Madje më para përshëndeti Gertën sesa banoren tjetër.
Për rrjedhojë tema e debatit të sotëm mes tyre sot ka qenë pikërisht ky moment.
Rozana vërehet e revoltuar se pse Egli takoi “rivalen e saj”.
Papritmas në një moment Egli dëgjohet teksa i thotë: Ju jeni për t’u shkelur jo dashur.
Rozana: Pse hap gojën kur kaloj unë? Unë nuk të kam frikë ty.
Egli: Se t’u zbardh fytyra kur hyra në shtëpi, ç’pate moj? Ça të kam bërë?
Rozana: Se më takove të fundit, shkove takove Gerta Gixharin para meje se çfarë nuk ke thënë për të.
Egli: Se ma do qejfi. Gerta të paktën më ka denigruar në fytyrë, ti më ke fërkuar shpinën me më ngulur thikën.
Rozana: Të kam denigruar ty?
Egli: Nëse me Gerta Gixharin e kam bërë sherrin sherr për atë intervistë, ti oj e pafytyrë më përmende lotët e familjes tek intervista jote. Kjo je ti. Sepse ti kur vjell vrerin ti nxjerr të vërtetën, jo kur flet për kamerat.
Rozana: S’ke respekt për vete prapë, paske ardhë më keq se dole, pak më respekt për vete.
Egli: Kam shumë respekt për vete dhe ke për ta parë sa respekt kam për veten. Po unë i dua shumë njerëzit dhe ky është defekti im. Ju nuk jeni për t’u dashur, jeni për t’u shkelur.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128