Berisha strehon Metën, Mediun dhe deputetët që kanë probleme me drejtësinë/ Njihuni me emrat që SPAK po i heton

18 Mars 2025, 16:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha strehon Metën, Mediun dhe deputetët që kanë probleme

Të gjitha partitë kanë ndezur motorrët e fushatës, duke kërkuar vota për kandidatët e tyre e duke thënë se pse duhen votuara ata.

Por vihet re të paktën në partitë e mëdha që dhe personat në hetim dhe me akuzë nga drejtësia e gjejnë politikën si një ombrellë për tu mbrojur nga llogorja e politikanit dhe jo individit që duhet të përgjigjet personalisht për akuzat ndaj tij.

Tek PD, ku vetë kreu është person nën hetim për afrën Partizani, por nuk mbaron këtu pasi aleatët e tij si Ilir Meta e Fatmir Mediu kanë dosje nv SPAK, njëri në burg e tjetri në hetim.

Për të mos mjaftuar kjo Berisha ka në lista më shumë se 10 kandidatë që nuk i kanë zgjidhur ende problemet me drejtësinë.

Alfapress sjell disa nga kandidatët e 11 majit që kanë dosje të hapura, po hetohen apo që janë thirrur në SPAK.

Vetë kreu i PD Sali Berisha po hetohet nga SPAK, madje ka dhe një masë sigurie “detyrim paraqitje”, për çështjen “Partizani”, ndërsa dhëndri i tij ndodhet në “arrest shtëpie”. SPAK po heton çështjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani, ku sipas SPAK, është favorizuar Jamarbër Malltezi.

Edhe Ilir Meta aleati i Berishës kandidat i PD, ndodhet në burg për akuza korrupsionit.

Berisha kërkon ta bëjë Ilir Metën deputet dhe pse drejtësia ka vendosur masë arresti për të.

Po ashtu Flamur Noka sekretar i PD është thirrur në SPAK dhe po hetohet për fshehje pasurie.
Akuzat ndaj Flamur Nokës i ka bërë të qarta dhe Gaz Bardhi, që e ka akuzuar për një vilë në Gjirin e Lalzit.


Dhe ish kryebashkiaku i Kamzës për shumë vite Xhelal Mziu është thirrur nga SPAK si person në dijeni për tenderat e pastrimit nga bashkia Kamëz, kallëzim ky i bërë nga disa këshilltarë bashkiakë.

Mziu është paditur nga këshilltarët bashkiakë pasi akuzohet se ka favorizuar një kompani në dy tendera pastrimi të vitit 2019.
Kjo nuk është hera e parë që ish kryetari i bashkisë së Kamzës shkoi në SPAK.

Më herët ai është pyetur për padinë e pas ardhësit të tij Rakip Suli për lejet e ndërtimit dhënë nga bashkia Kamëz. Sipas kallëzimit Mziu në atë kohë kryetar bashkie, nuk ka zbatuar 3% të pronësisë për strehim social nga kompanitë e ndërtimit, të cilat sipas marrëveshjes e japin ose banesë të përfunduar ose paguajnë vlerën monetare.

Bardh Spahia

Ish deputeti dhe ish kreu i bashkisë Shkodër për 1 vit, akuzohet se ka hequr padrejtësisht një person nga puna, sapo mori drejtimin e bashkisë.

Ish-drejtori i bashkisë e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi.

Belind Këlliçi

Më 26 dhjetor 2024 Belind Këlliçi u mor në pyetje nga SPAK për mbi 2 orë duke dhënë llogari për falsifikim dokumentesh, përfshirë atë të diplomës së gjimnazit dhe mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses.

Në kallëzimin e avokatit Idajet Beqirit, thuhet se Këlliçi nuk ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në institucionin "Harry Fultz" në Tiranë pra nuk ka diplomë të shkollës së mesme. Këlliçi akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të regjistruar studimet universitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë deklarime të rreme në formularët zyrtarë gjatë kandidimit për deputet, duke deklaruar se ka përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë.

Asllan Dogjani

Dogjani është marr nën hetim, pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie.

Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’.

Aleati i PD në Elbasan është dhe Dashamir Xhika i cili po hetohet nga SPAK për disa tendera kur drejtonte ASHRR.

Po ashtu babai i Erisa Xhixhos përmendet në dosjen e Ilir Metës.

Dhe Haxhinasto kandidat në Elbasan, është thirrur në SPAK për tu pyetur për çështjet e Ilir Metës, pasi ka patur detyra të larta si ministër.

SPAK po heton po ashtu dhe deputetin Luan Baci, i cili është paditur nga ish ortaku i tij në biznes Aredin Beberi.

Por për çfarë akuzohet Baçi?
Ai është paditur se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh. Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private 'Geral AM', para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI.
Aksionet në firmë janë marrë nga gruaja e Baçit, Elsa Baçi. Po në këtë periudhë Luan Baçi është hetuar për korrupsion me patentat kur ka qenë drejtor në Fier, madje në atë kohë ka pasur edhe një masë pezullimi detyre ndaj tij.

Dhe deputeti Isuf Çela është thirrur në SPAK si person në dijeni për çështjen “Toyota Yaris”.

Dhe Albana Vokshi është paraqitur në SPAK, pasi është paditur për shpifje nga shoqëria “3P Life Logistic”, që ka fituar koncensionin e Check Up./Alfapress.al

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128