Argjentina humbet Messin/ “Pleshti” dëmtohet dhe mbetet jashtë deri në eliminatoret e “Botërorit 2026”

18 Mars 2025, 13:39 / SPORT ALFA PRESS

Argjentina humbet Messin/ “Pleshti” dëmtohet dhe mbetet

Lionel Messi nuk do jetë gati për dy ndeshjet në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. La Pulga, ndonëse realizoi me Inter Miami një supergol në fitoren 2-1 ndaj Atlanta United, ndjeu një problem muskulor dhe do mungojë ndaj Uruguait dhe Brazilit.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë e ka zyrtarizuar sot mungesën e tij në këto dy ndeshje të mëdha, ndërsa iu uron suksese shokëve të Kombëtares, për të cilët do të bëjë tifo nga larg, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit u lëndua së fundmi dhe për këtë nuk do të jetë në dispozicion të selektorit Lionel Scaloni për duelet e marsit.

“Ndihem keq dhe i mërzitur që do t’i humbë këto ndeshje të rëndësishme me Argjentinën kundër Uruguait e Brazilit. Unë vërtet doja të luaja për ekipin kombëtar, por një lëndim i vogël më detyron të pushoj paksa, kështu që nuk do të mund të jem aty.” Do të bëjë tifo prej këtu, njëjtë si çdo tifoz tjetër. Shkojmë përpara, Argjentinë!”

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128