Kos Data: Shqipëria ka qeverinë me numrin më të lartë të grave në Europë me 68.7%

18 Mars 2025, 14:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Kos Data: Shqipëria ka qeverinë me numrin më të lartë

Qendra Kos Data ka publikuar disa te dhëna interesante sa i përket grave në qeveritë e shteteve Europiane.

Sipas të dhënave të publikuara, Shqipëria renditet e para në Evropë për përfaqësimin e grave në kabinetin qeveritar, me 11 gra dhe 5 burra ne qeveri, ora 68.75% gra.

E dyta renditet Finlanda me 12 gra dhe 7 burra ose 63.16% gra.

Ndërkohë, vendin e tretë e mban Islanda me 7 gra dhe 4 burra ose 63.64% gra

Hungaria dhe Azerbajxhani janë dy vendet që nuk kanë asnjë grua ministre. Hungaria me 16 burra dhe Azerbajxhani me 21 burra.

 

Po ndodh...