
Egnatia mbetet me pasoja nga Tirana, humbet lojtarë të rëndësishëm para Vllaznisë

18 Mars 2025, 15:30 / SPORT
Egnatia do të kthehet në mesjavën e ardhshme, për t’u përballur në Superiore me Vllazninë. Kampionët presin në Rrogozhinë kuqeblutë, që kërkojnë t’u rrezikojnë vendin e parë.
Ky takim pritet të jetë mjaft i vështirë për djemtë e Edlir Tetovës. Kjo pasi nga ndeshja me Tiranën, janë të sigurt tri mungesa për shkak kartonësh.
Bëhet fjalë Serxho Ujkën, që u largua me karton të kuq, Alijev dhe Fangajn. Dy të fundit kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe për këtë duhet të mungojnë një ndeshje.
Lajm i mirë ndërkohë mbetet rikthimi i Dylys, që ka shlyer pezullimin e tij.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128