Izraeli dyshon se Hamasi mban peng 59 persona në Gaza

18 Mars 2025, 12:43 / BOTA ALFA PRESS

Izraeli dyshon se Hamasi mban peng 59 persona në Gaza

Izraeli beson se 59 pengje mbahen ende nga Hamasi në Gaza, 24 prej të cilëve mendohet se janë gjallë. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, 22 janë izraelitë, një është tajlandez dhe një nepalez. Të gjithë, janë të rinj që u rrëmbyen gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023.

Grupi besohet të përfshijë edhe katër ushtarë aktivë dhe disa njerëz që kishin punuar për sigurinë në festivalin e muzikës Nova.

Por në një reagim, Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura thotë se “qeveria izraelite zgjodhi të hiqte dorë nga pengjet kur vendosi të godiste Gazën mëngjesin e sotëm”

Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza ka shkuar në 404, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Ndërsa 562 të tjerë janë plagosur.

“Një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe po bëhen përpjekje për t’i rikuperuar”, theksojnë autoritetet.

 

Po ndodh...