Gjesti reagon pas rikthimit të Eglit: “Filma me mua, jo!”

18 Mars 2025, 13:17 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Gjesti reagon pas rikthimit të Eglit: “Filma me mua, jo!”

Gjesti po vazhdon lojën me pozitivitet në shtëpinë e Big Brother Albania, pavarësisht kthimit të Egli Takos. Pas nëntë ditësh jashtë shtëpisë, Egli u rikthye me një qasje më të ftohtë, duke shmangur sqarimet me Gjestin dhe duke hedhur herë pas here kunja.

Së fundmi, Gjesti u pa në oborr duke folur me veten, ku lëshoi disa deklarata të forta: “Ke dashur të bësh filma, filma me mu jo. Zoti është një. Hajt ti.” Më pas shtoi: “Kurrë sytë mos t’i pafsha, vetë kam lindur, vetë do të vdes.”

Tensionet mes tyre mbeten të larta, ndërsa publiku pret të shohë se si do të zhvillohet dinamika mes dyshes në ditët në vijim.

Po ndodh...