Ramazan Raja/ Telefonata që prangosi nipin e deputetit të PS, lëvizte me eskortë dhe makina të blinduara!

Një informacion i mbërritur me telefon, në sallën operative në Policinë e Tiranës, se persona të armatosur dhe me precedentë penalë, lëviznin “eskortë” me tre makina të blindura, ka mobilizuar forcat “Shqiponja”, me qëllim ndalimin dhe kontrollin e mjeteve.
Rramazan Rraja dhe tre persona të tjerë shokë të tij, janë marë në pyetje lidhur me trajektoren e lëvizjes së tyre, dhe pronësinë e tre automjeteve të blinduara.
Ramazan Rraja, është nipi i deputetit të PS për Krujën, Rrahman Rraja. Ai konsiderohet nga policia dhe prokuroria si miku i Plaurent Dervishaj, i cili prej dy vite qëndron si resident në Dubai, megjithëse kërkohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut në shkurt të 2005, raporton për Ora Neës gazetari Elton Qyno.
Emri i Ramazan Rrajës, u përmend nga policia edhe në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona Briland Martinaj, Dilen Vata dhe Besmir Hoxha. Rraja kërkohej, për tu marrë në pyetje si person që kishte dijeni për këtë ngjarje. Por pas ezaurimit të intervistimit të tij në polici, ai është lënë sërisht i lirë.
Nipi i deputetit, më shumë se një vit më pare, u bë protagonist i dhunës barbare ndaj një vajze, ngjarje e cila ndodhi në ambjentet e QSUT-së. Rraja gjithashtu u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqen në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov, duke terrorizuar klientët.
Policia e Lezhës në atë kohë ngriti dyshime të forta se pjesë e grupit të 3 personave, ishte Ramazan Rraja, Roan Brahimi, dhe Alesio Dobruzin. Të tre këta persona, një muaj pas ndodhjes së ngjarjes, së bashku me Rrajën u shpallën në kërkim nga policia e Lezhës. Në atë periudhë tre të rinjtë, nuk mundën të arrestohen, pasi mendohej se u larguan të tre në Dubai.
Ndërsa pas disa muaj hetime, prokuroria, ka dalë në përfundimin se akuzat për tre të rinjtë s’mund të provohen dhe nisur nga kjo situatë ndjekja penale ndaj tyre të pushohet. Aktualisht çështja e sulmit me armë e rregjistruar në 13 nëntor 2021 në fshatin Zejmen të Lezhës, ku u tentua të vritej L.M (Kola) është pezulluar duke i kaluar policisë për zbulim autori.
-
-
Plagosi 15-vjeçarin, arrestohet i riu në Dibër
16 Nëntor, 11:32 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



