Lajme flash

Rendi dhe siguria në 2023, Balla bën bilancin, cakton prioritetet për këtë vit: Luftë dhunës në familje, e drogave sintetike!

4 Janar 2024, 12:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rendi dhe siguria në 2023, Balla bën bilancin, cakton prioritetet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në konferencë për median për të bërë bilancin e vitit 2023
Ministri nënvizoi se ka një rënie të numrit të vrasjeve kriminale. 35 vrasje u shënuan në 2023 ndërkohë që në 2013 ka pasur 107 vrasje.

Nga 35 vrasje 11 janë krimi në familje, ndërkohë janë parandaluar nga policia 67 ngjarje të rënda kriminale.

Prioritet mbetet dhe lufta kundër dhunës me bazë gjinore dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale. Prioritet mbetet dhe lufta kundër drogës sintetike

Bilanci

- U sekuestruan 4 ton kanabis, 62 kg heroinë, 23 kg kokainë dhe mbi 11 mijë tableta ekstazi

- U asgjësuan 293 mijë rrënjë kanabis. U goditën 28 grupe kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike

- U sekuestruan 797 armë dhe mbi 300 kg lëndë plasëse

-  10 milionë e 150 mijë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë

-  Në pikat tona kufitare hynë dhe dolën 33.7 milionë shtetas dhe 9.1 mln makina

- U goditën 87 raste të mos deklarimit të të hollave në kufi, u sekuestruan 2.6 mln €

-U goditën 58 raste kontrabande dhe 10 raste të trafikut të makinave

-U goditën 154 raste të trafikut të emigrantëve të paligjshëm

-190 jetë të humbura në aksidente, 2900 persona të ndaluar për shkelje të kodit rrugor

-Sekuestrimi i kateve pa leje, Për 9 objekte u arkëtuan 10.5 mln euro, janë dhe 4 që do paguajnë

- 35 vrasje kriminale deri më 31 dhjetor 2023, 11 prej tyre janë krim në familje. 

- 4698 raste të dhunës në familje, me 2030 autorë të identifikuar e 733 në pranga.

Një nga objektivat e ministrit të Brendshëm për 2024 është dhuna me bazë gjinore  

“Dorë të hekurt kundër dhunës me bazë gjinore dhe mbrotje të veçantë viktimave të dhunës. Janë regjistruar 4698 raste të dhunës në familje, me 2030 autorë të identifikuar e 733 në pranga. Të tjerët prokuroria e gjykata ka vendosur të procedohen në gjëndje të lirë”
Balla e quajti ‘të papranueshme’  

Kjo është situatë epapranueshme. Nuk mjafton vetëm policia e shtetit duhet ndërgjegjësim për të parandaluar dhunën në familje’.

 

Po ndodh...