RENEA aksion në Shkodër për Eljon Haton, por miku i Ervis Martinajt "shpëton" sërish! Shoqërohen disa persona, mes tyre edhe i vëllai

6 Prill 2025, 13:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

RENEA aksion në Shkodër për Eljon Haton, por miku i Ervis

Një tjetër operacion i forcave RENEA ka dështuar në Shkodër për gjetjen dhe arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” që prej vitit 2023.

Report TV bën me dije se kontrolle të shumta janë kryer në zonën e Rrethinave në Shkodër në orët e mbrëmjes, por Hato sërish nuk është gjetur.

Të njëjtat burime thonë se nga ky aksion janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 5 apo 6 persona, në mesin e të cilëve edhe vëllai i Eljon Hatos. Edhe më herët RENEA ka kryer disa operacione për arrestimin e tij në Shkodër dhe Tiranë por nuk ka mundur ta gjejë.

Nuk dihet nëse operacioni është dekonspiruar, apo Hato nuk ka qenë në banesë gjatë kontrolleve.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128