
Rikthehen reshjet e borës në veri, reagon ARRSH: Qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht

17 Shkurt 2025, 11:42 / AKTUALITET
Reshjet e borës janë rikthyer në veri të vendit, por pa shkaktuar probleme me qarkullimin në akset nacionale.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se reshje bore ka pasur në akset Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Peshkopi, Bogë-Theth, Pukë-Fushë-Arrëz-Kalimash, Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë.
Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.
“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, apelon ARRSH.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128