Rozeta Dobit i ofrohet bashkëpunim për të folur, dy ofertat

12 Janar 2023, 18:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rozeta Dobit i ofrohet bashkëpunim për të folur, dy ofertat

Gruaja që tronditi opinionin publik me vjedhjen e rreth 525 mijë euro, 8500 dollarëve, 368.000 lekëve dhe 110 sendeve me vlerë, vijon të mbajë mister pronësisë e një shume financiare prej 404 mijë euro, të gjetura në tubin e aspiratorit në banesën e saj.

Nisur nga kjo grupi i hetimit pranë prokurorisë së Tiranës, ka zgjedhur të ndjekë teknikalitete.

Me shpresën se dëshmia e saj, do sjellë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e emrit të pronarit të 404 mijë eurove, mësohet se prokuroria e Tiranës, i ka ofruar Rozeta Dobit bashkëpunim dhe lehtësim të pozitës penale të saj në këtë çështje.

Në këmbim të dëshmisë së sinqerte dhe zbulimit të pronarit të eurove, prokuroria ka ofruar tek Rozeta dhe zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu.

Të dyja ofertat tashmë janë dhënë dhe pritet vetëm dëshira e të arrestuarës Rozeta Dobi, nëse pranon të flasë ose jo, përballë prokurorëve.

Dobi së bashku me djalin e saj, prej ditës së shtunë janë në burg, si persona që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në vjedhjen e një shumë prej 525 mijë eurove.



 

Po ndodh...

ide