Rrëfehet i dënuari politik: Mbajta grevë urie disa herë në burgun e Spaçit, komanda na lutej ta ndërprisnim

30 Maj 2023, 23:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rrëfehet i dënuari politik: Mbajta grevë urie disa herë

I dënuari politik në burgun e Spaçit Gjet Kadeli i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se ka mbajtur grevë urie disas herë brenda burgut dhe asnjëherë nuk është dhunuar për një gjë të tillë. Përkundrazi thotë ai, komanda u ka kërkuar ta ndërpresin për të mos shkaktuar dëme shëndetësore.

"Unë kam bërë grevë urie tre herë në burg. Herën e dytë 9 ditë. Kurrë nuk na ka prek me dorë komanda pse bënim grevë urie, përkundrazi na luteshin të ndërprisnim grevën e urisë. Mos e dëmtoni truopin tuaj. PD na ka rrah në grevën e urisë në 5 gusht 1994 në të ghjitha degët e shoqatacve ku kemi bërë grevë urie edhe pse greva e urisë nuk kishte karakter politik por përkundrazi karakter ekonomik dhe kërkonim që Berisha si president të mbante premtimet që na patë dhënë," tha ai.



Po ndodh...