Rrjeti i prostitucionit në Athinë/ Zbardhen mesazhet dhe takimet me klientët e "shtrenjtë", greku reklamonte nëpër platforma vajzat e mitura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aktivitetin e rrjetit të prostitucionit në Athinë ku viktima ishin vajza të mitura. Gjithashtu pjesë e këtij rrjeti ështe edhe një 31-vjeçare shqiptare e quajtur “Lorela”. Mësohet se ajo prezantohej si estetiste dhe kështu rekrutonte nxënëset. Përveç 31-vjeçares mes të arrestuarve është edhe një 34-vjeçar i cili kishte marrë përsipër t'i vinte vajzat në kontakt me klientët "e shtrenjtë" duke u ofruar atyre shuma të mëdha parash për çdo takim.
Ai kishte edhe rolin e fotografit pasi shpërndante pozat gjysmë nudo të 17-vjeçares dhe një 15-vjeçareje ku më pas i ndante në platforma të ndryshme. Sipas informacioneve, përmes platformave janë rezervuar të paktën 10 takime romantike me vajzat nga të cilat tutorët mbanin një përqindje të tarifave të tyre.
Mediat greke kanë nxjerë në dritë reklamat me të cilat 34-vjeçari mbyllte takimet me klientët si dhe bisedat me të interesuarit që në prillin e kaluar. 34-vjeçari kishte publikuar numrin e të miturës duke premtuar një eksperiencë dashurie të paharrueshme. Më pas ai u përgjigjet klientëve të mundshëm ndërsa vajzat merrnin disa telefonata. Greku përgjigjej në mënyrë cinike dhe premtonte se "të gjithë do të shërbehen"!
-
Vodhën para në një banesë në Has, arrestohen 2 të rinjtë
17 Janar, 16:39 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


