Ryshfet 330 mijë lekë për tenderin 670 mijë lekë, del para GJKKO-së sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme për të mësuar masën e sigurisë. Duro dhe specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Luara Shteto do të njihen sot me masën e sigurisë në orën 13:00.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua tre ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet dhe bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Dy zyrtaret e Shëndetësisë kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme. Dyshohet dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë. Hetimet e SPAK për korrupsionin me tenderin e Ministrinë e Shëndetësisë kanë çuar edhene ndalimin e administratorit të kompanisë, ‘DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi.
-
-
Vdes turisti polak në Golem, policia jep detajet
5 Qershor, 13:07
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


