Ryshfet deri në 1500 €, 4 të arrestuar lidhur me “skandalin e patentave”, mes tyre një polic

7 Dhjetor 2024, 12:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ryshfet deri në 1500 €, 4 të arrestuar lidhur me “skandalin

Katër persona, mes tyre një punonjës policie, janë arrestuar në Tiranë lidhur me skandalin e patentave, pasi dyshohet se merrnin ryshfet deri në 1500 euro. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Enis Balla u arrestua pasi GJKKO e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Një punonjës policie, Kujtim Xhaja, u arrestua pasi GJKKO e ka ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Alkid Ndreu është dënuar me 9 muaj e 25 ditë burgim për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

Ndërsa një 28 vjeçar, Revi Osmani, është dënuar nga GJKKO me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkpunim me Seksionin e Forcës për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Tiranë ekzekutuan vendimin penal për shtetasit :

– E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;

– K. Xh., 50 vjeç, banues në Tiranë, (punonjës Policie) pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

– A. N., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 9 muaj e 25 ditë burgim për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

– R. O., 28 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Po ndodh...