Sekuestrohen pasuritë e Ervis Martinaj, bosit të lojrave të fatit. Apeli lë në fuqi vendimin

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të bosit të lojrave të fatit Ervis Martinaj.
Apeli i Posaçëm shqyrtoi këtë të hënë ankimin e familjarëve të Ervis Martinajt, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ndër to, apartamente, toka, aksione kompanish e automjete.
Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit Antimafia, i ka sekuestruar pasuritë në fjalë, me argumentin se janë krijuar nga aktivitetet kriminale.
Pas seancës së sotme, Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin për sekuestrimin e këtyre pasurive, ndërsa nuk legjitimoi avokatët për Ervis Martinajn, sepse ishte firmosur nga familjarët dhe jo nga vetë 40-vjeçari.
Kujtojmë se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur nga familjarët verën e vitit që lamë pas, duke pretenduar se nuk kishin më asnjë kontakt me të.
Ndërkohë, policia dhe prokuroria po hetojnë rreth zhdukjes së tij, ndërsa ende nuk ka gjurmë të Martinajt.
-
-
Makina përplas një 13 vjeçar në Tiranë
20 Mars, 13:37 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



