Sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, qytetari që u konfliktua me këshilltarin: U ngrit dhe na kërcënoi!

Kevi Muçllari, i përfshirë në sherrin me këshilltarin bashkiak Engjëll Shyti në Këshillin Bashkiak të Pogradecit ka folur për mediat pas incidentit.
Ai shpjegoi konfliktin, i cili eskaloi nga përplasja verbale deri në konfrontim fizik mes të dyve.
“Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti , keshilltar u ngrit dhe na kërcenoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër. Kryetari i bashkisë tha , këto janë teka kjo eshtë e pavërtetë deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale. Të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme.
Në këto momente kryetari i bashkise tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi per ta lenë ketu kete punë. Edhe keshilltarët turp të kenë qe mbajten këtë qëndrim që nga fillimi , edhe ata qe e ndryshuan. Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndrruar edhe bindjet e tyre. Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti eshtë i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë’, tha ai.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
