
Shpejtësia që po vret të rinjtë/ Ndryshimet në Kodin Rrugor, ja kufizimet

Muaji mars 2023 duket se e ka thyer trendin rënës të numrit të aksidenteve rrugore madje mund të konsiderohet si muaji që ka pasur më shumë aksidente rrugore në vendin tonë dhe shkaku kryesor ka qënë shpëjtësia tej normave të lejuara, gjë e cila i ka marrë jetën mbi 10 të rinjve në pak ditë, ndërsa 6 persona humben jetën vetëm në 48 orë .
Të enjten Kuvendi i Shqipërisë, nisur nga situata problematike e sjelljes së shoferëve, “i ndezi dritën jeshile” ndryshimeve të kodit rrugor.
Në ndryshimet e miratuara mbrëmjen e djeshme janë:
Drejtuesve të mjeteve të drejtimit të kategorisë B, pra të makinave, nuk do u lejohet në dy vitet e para të lëshimit të patentës të drejtojnë mjete me fuqi më të madhe se 55 kë/ton, ndërkohë për makinat hibride elektrike ose Plug-in, kufiri i lejuar i fuqisë, për këta drejtues, do të jetë 65kë/ton duke përfshirë këtu edhe peshën e baterisë.
Ndërkohë afatet e rinovimit të patentave të tipit AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE janë rritur nga 10 vite në 15 për të gjithë drejtuesit deri në 70, ndërsa pas moshës 70 konfirmimi i vlefshmërisë së patentës mund të bëhet vetëm pas dorëzimi të certifikatës mjekësore.
Gjithashtu sipas ndryshimeve të miratuara ne Kodin Rrugor, qytetarët të cilëve u është anuluar leja e drejtimit shqiptare për shkak të konvertimit jashtë vendit, do mund ta rimarrin atë pa testim edhe nëse leja e drejtimit e huaj ka skaduar. Ata mund ta rimarrin patentën shqiptare duke e dorëzuar dhe duke hequr dorë vullnetarisht nga patenta e huaj.
Ndërkohë ka një rritje të moshës edhe për ushtrimin e profesionit të instruktorit të autoshkollës e cila nga 65 që është aktualisht do të shkojë 70.
Kryeministri Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje me anë të një postimi në Facebook ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor për sa i përket lejeve të drejtimit duke i cilësuar si “kartolina” të bukura nga Kuvendi i Shqipërisë.
Por çfarë thonë ekspërtët për sigurinë rrugore dhe për sjelljen e shoferëve?
Sipas ekspertëve rrugor është e domosdoshme ripunimi i të gjithë Kodit Rrugor, sepse ai duhet riparë në tërësinë e tij. Ky kod është i vjetër tashmë, i kanë bërë shumë ndryshime, kanë bërë shumë operacione, mbase të panevojshme, ndoshta edhe të dëmshme.
Eksperti Gëzim Hoxha ka thënë më herët për mediat se shpejtësia deri në 130 kilometra në orë duhet të lejohet pasi të bëhen ndërhyrje në sinjalistikën rrugore të akseve rrugore të reja.
Pse s’mund të ecësh shpejtë në rrugët tona?
Sipas ekspertëve sinjalistika jonë nuk është në standardet e duhura, tabelat nuk janë fosforishente, ka vende ku ato mungojnë totalisht.
Rrugët tona kanë përsëri të meta në shtresën e tyre.
Trafikndarëset në shumë akse mungojnë ….
Por ditët e fundit aksidentet me pasojë vdekjen janë kthyer në mankth kjo jo vetëm për rrugët pa sinjalistikë por edhe për shkak të sjellve të shoferëve. Në aksionin policor, pas aksidentit fatal në afërsi të TEG-ut ku humbën jetën tre të rinj, policia duke përdorur makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe makinat e pauniformuara, arrestuan 8 shoferë dhe 109 leje drejtimi u pezulluan për shkelje të ndryshme vetëm në pak orë. Nga shoferët e arrestuar, 6 prej tyre ishin në gjendje të dehur ndërsa dy pa patentë.
Aksidentet tragjike të ditëve të fundit duket se nuk i kanë trembur drejtuesit e mjeteve, kryesisht moshat e reja të cilët sërish ecin me shpejtësi apo drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit madje shpesh edhe duke i reklamuar dhe në rrjetet sociale për të marrë sa më shumë like apo për të imituar vip-at të cilët në profilet e tyre kryesisht në Instagram dhe TikTok postojnë video të tilla.
/Alfapress.al
ide

Pse shqiptarët janë më të (pa)lumtur se finlandezët?

Raporti i DASH konfirmon “demokracinë e ngrirë” shqiptare

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128