Shpërndanin drogë në Mykonos, tre shqiptarë bien në prangat e policisë greke

Tre të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pas zbulimit të rrjetit ku ata bënin pjesë. Policia greke ka arritur të zbërthejë rrjetin e trafikantëve të drogës, i cili vepronte në Mykonos.
Grupi u zbulua pas arrestimit të punonjësve të një restoranti që shpërndanin kokainë për klientët në ishullin e Mykonosit .
“Të arrestuarit trafikonin kokainë, kanabis dhe metamfetaminë kristal në të gjithë ishullin. Ata shisnin drogë në hotele, qendra argëtimi, madje edhe në plazhe, ndërkohë që kishin drogë për të gjitha llojet e njerëzve.
Çmimet për kokainën varionin nga 70 deri në 150 euro për gram, metamfetamin kristal deri në 80 euro për gram, ndërsa deri në 20 euro kanabisin e papërpunuar” , thonë burime të ELAS-it për Agjencinë e Lajmeve Athinë-Maqedonase.
Sa i përket rolit të secilit prej të arrestuarve, 27-vjeçari, i cili ishte drejtuesi i grupit, ishte ngarkuar me gjetjen e klientëve të rinj dhe furnizimin e tyre si dhe menaxhimin financiar.
Në të njëjtën kohë, 25-vjeçari dhe 32-vjeçari ruanin dhe trafikonin drogën, ndërsa përdornin motoçikleta për t’i shërbyer direkt klientëve.
Vihet re, në fakt, se 25-vjeçari punonte edhe si korrier, ndërkohë që transportonte drogën.
Si vend- magazinim për drogën përdoreshin tuba, ulluqe, thasë ushqimi ose i groposnin në tokë.
Pas kontrolleve të policisë në shtëpi dhe vende të ndryshme, u sekuestruan 15.8 gram kokainë, 7.7 gram kanabis të papërpunuar, 46.1 gram metamfetamin kristal, një shumë parash prej 693 euro, një motor, 4 celularë dhe një mori pakosh najloni.
Deri më tani janë vërtetuar 40 raste të furnizimit me lëndë narkotike nga personat e arrestuar për persona të tretë, ndërsa hetimet policore vijojnë.
Sipas ELAS-it, 27-vjeçari dhe 32-vjeçari janë akuzuar në të kaluarën si anëtarë të një organizate kriminale që kryente vjedhje dhe 25-vjeçari për shkelje të ligjit po për trafik droge.
-
Pogradec, përfshihet nga flakët “Benzi” në lëvizje
3 Shtator, 19:24 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



