Shpëtoi mrekullisht pas rrëshqitjes së shkëmbinjve në Librazhd-Prrenjas, shoferi: Po të mos kisha…

2 Shkurt 2026, 17:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpëtoi mrekullisht pas rrëshqitjes së shkëmbinjve në

Aksi rrugor Librazhd-Qafë Thanë u bllokua për rreth 7 orë dje, pasi një masiv dheu dhe gurësh u shkëput nga mali, duke bllokuar plotësisht qarkullimin. Fatmirësisht, asnjë person nuk u lëndua.

Safet Duka, dëshmitar i ngjarjes dhe shofer i automjetit të prekur nga rrëshqitja, tregoi momentin e frikshëm. Ai udhëtonte së bashku me nënën e tij, e cila ishte pasagjere, dhe të dy shpëtuan pa lëndime, ndërsa automjeti pësoi dëmtime.

“Sa ndalova, pashë që u shembën disa gurë të vegjël dhe më pas ranë gurë të mëdhenj. Më kapën pak makinën dhe ika mbrapsht. Po mos të kisha lëvizur, do të na kishin vrarë edhe mua edhe mamin që ishte në makinë,” tha Duka.

Ai akuzoi punimet për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë si shkakun kryesor të rrëshqitjes, duke sqaruar se nuk ishte për shkak të reshjeve ose lagështisë së tokës: “E gjitha ndodhi prej punimeve që po bëhen aty lart prej një viti. Ne kërkojmë drejtësi, këtu në Shqipëri nuk gjen drejtësi.”

Po ndodh...