Vidhnin para dhe bizhuteri, arrestohen “skifterët” shqiptarë në Spanjë, u gjendet edhe drogë

Policia spanjolle ka shkatërruar një grup kriminal me origjinë shqiptare që kryente vjedhje në banesa në disa zona të Spanjës. Si rezultat i operacionit policor, janë arrestuar katër persona, të cilët tashmë janë dërguar në burg me vendim gjykate.
Sipas mediave spanjolle, grupi vepronte prej disa muajsh dhe kishte si bazë një apartament në qytetin Vigo, të cilin e përdorte për të planifikuar grabitjet. Ata synonin kryesisht banesa të izoluara ose zona rurale, ku ishte më e lehtë të largoheshin pa u vënë re.
Hetuesit kanë konstatuar se anëtarët e bandës merrnin masa të forta sigurie për të shmangur policinë. Ata ndryshonin shpesh banesën dhe automjetet, deri në katër herë në muaj, dhe rrallë dilnin nga apartamenti ku qëndronin.
Për të kryer grabitjet, ata lëviznin me makina me qira drejt zonave pranë pyjeve ose vendeve të izoluara. Njëri prej tyre shërbente si shofer dhe koordinues, ndërsa të tjerët hynin në këmbë nëpër pyje për të arritur te banesat. Zakonisht hynin nga dritaret dhe pas vjedhjes largoheshin drejt një pike të paracaktuar takimi.
Grupi dyshohet se ka marrë pjesë në të paktën 14 grabitje në qytete dhe zona të ndryshme të Galicisë, përfshirë Santiago, Pontevedra, Redondela dhe Vilaboa. Objektet që vidhnin ishin kryesisht para, bizhuteri dhe sende me vlerë prej ari.
Hetimet nisën në muajin dhjetor, pas rritjes së denoncimeve për vjedhje në banesa të banuara. Pas ndjekjes disa javore, policia zhvilloi kontrolle në dy banesa në Vigo dhe Torrevieja, më 27 dhe 28 janar, duke arrestuar katër anëtarët e grupit.
Gjatë operacionit, u sekuestruan bizhuteri, orë, para cash, telefona celularë, karta SIM, mjete për hapjen e dyerve dhe 14 kilogramë marijuanë. Gjithashtu, policia zbuloi një vend të fshehtë në një zonë pyjore ku grupi kishte fshehur disa prej sendeve të vjedhura.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
