"A është ky dorëzimi i parë i zgjedhjeve lokale të 2027-tës?"/ Akuzoi Bashën për Reformën Territoriale të 2014-tës, sot Berisha po e bojkoton sërish

Ndonëse pak ditë më parë në një konferencë për shtyp Gazment Bardhi mohoi që PD-ja është duke e bojkotuar Reformën e Posaçme Territoriale, sot Sali Berisha ka rrëzuar çdo dyshim.
Njoftimi i mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike në të njëjtën orë me mbledhjen e Komisionit të Reformës Territoriale nuk la asnjë mundësi interpretimi: opozita do ta bojkotonte mbledhjen e komisionit.
Pavarësisht ‘ultimatumeve’ të Taulant Ballës apo lëshimit ‘pe’ edhe me dy ditë të tjera që opozita të ishte pjesë e tryezës, Sali Berisha është më i ‘qartë’ se kushdo tjetër në rrugën e tij të alibive për të ardhmen.
Por ndërsa në Foltoren e tij të parë të vitit 2021-2021 do të zhvillonte takime me demokratët e hidhnuar me Lulzim Bashën dhe do t’i numëronte këtij të fundit, veç të tjerash, edhe bojkotin e Reformës Territoriale të vitit 2014 si ‘tradhëti’ ndaj tyre dhe si një marrëveshje me Ramën për t’i shitur zgjedhjet në tavolinë, kjo sjellje e sotme e Sali Berishës nuk tregon gjë tjetër vetëm se atë që nuk paska qenë Basha autori i vërtetë i atij bojkoti, por askusht tjetër veç Sali Berishës.
Sikur të ishte vetëm kjo, do të ishte gjysma e së keqes, sepse në një takim të disa kohëve më parë me të zgjedhurit vendor të opozitës, ndërsa numëronte problemet e Reformës Territoriale, Sali Berisha u shpreh i gatshëm që PD-ja nën drejtimin e tij ishte e gatshme për ta ‘korrigjuar’ atë gabim.
Ndërsa ky do të ishte momenti i duhur, sjellja e Berishës dhe e PD-së nën drejtimin e tij, nuk lë asnjë mundësi tjetër vetëm se i jep të drejtë mazhorancës të vijojë, pavarësisht pritjeve dhe thirrjeve të saj të vazhdueshme.
E ndërkohë që këto zhvillime ndodhin, pyetja që shtrohet sërish është: Mos, vallë, ky është dorëzimi i parë i opozitës nën drejtimin e Berishës për zgjedhjet lokale të vitit 2027? Apo ky është ‘pazar’ i kreut të PD-së dhe demokratët nuk dinë gjë!
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

