Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, tërhiqet Berisha: Vendimin final e merr Kryesia

Duket se vendimi i opozitës për të bojkotuar komisionet, ka përçarë grupin e Partisë Demokratike.
Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar Berishës i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të reformave.
Bëhet fjalë për Bledjon Nallbatin, Xhelal Mziun, Oerd bylykbashin, Ina Zhupën, Tritan Shehun dhe Arjan Ndojën, të cilët kanë deklaruar se duhet të merret pjesë në komisione për reformat
Në këto kushte Berisha është tërhequr për të fituar kihë duke u shprehur, se do jetë kryesia që do marrë vendimin final.
Sot ishte afati i fundit që opozita të merrte pjesë në komisione, dhe pas vendimit të bojkotit, të martën në seancë plenare do të diskutohet kërkesa e grupit parlamentar socialist për për ndryshimin e përbërjes të këtij komisioni dhe heqjen e paritetit të opozitës në drejtim.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
