“Territorialja” mblidhet pa opozitën! PS i drejtohet Kuvendit për ndryshimin e Komisionit

Opozita nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e kësaj të hënë të komisionit për reformën territoriale. Bashkëkryetari i komisionit, socialisti Arbjan Mazniku tha se në këto kushte do t’i drejtohen Kuvendit në mënyrë që sipas tij të krijohet mekanizëm zhbllokues për komisionin, duke kërkuar që të mos ketë më dy bashkëkryetarë.
“Kjo është mbledhja e katërt që opozita nuk vjen, kemi humbur kohë shumë të rëndësishme për një reformë e cila është në ngut kohe. Duke pasur parasysh se zgjedhjet e radhës vendore ndodhin në fundin e prillit apo në majin e vitit 2027, shtë shumë e rëndësishme që kjo reformë të përmbyllet siç janë dhe praktikat më të mira europiane, rreth 1 vit përpara zgjedhjeve, prandaj qëllimi ynë t’i qëndrojmë besnik këtij parimi, t’i mbyllim deri në korrik të këtij viti
Nisur nga kjo logjikë, nga nxitimi që kemi për të realizuar objektivat por dhe nga nevoja e jashtëzakonshme që kemi për t’i realizuar, kemi kërkuar javën e kaluar Parlamentit, që të ndryshojmë mënyrën se si është formuar komisioni, pa ndryshuar shumëçka, duke shtuar një anëtar nga ana e mazhorancës, në mënyrë për të krijuar një mekanizëm zhbllokues. Kjo nuk do të thotë që opozita nuk do jetë në komision, do të jetë e mirëpritur në të gjitha proceset, në të gjitha hapat, në të gjitha diskutimet, 8 vendet e saj janë ato që janë”, tha Mazniku.
Më herët edhe kreu i grupit socialist Taulant Balla paraljmëroi demokratët se në rast mungese në mbledhjen e komisionit, PS të martën në Kuvend do të kërkojnë ndryshime të përbërjes.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
