Durrës/ Pagoi me kartëmonedha false në një karburant, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

2 Shkurt 2026, 16:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Durrës/ Pagoi me kartëmonedha false në një karburant,

Përdorimi i parave false në një karburant në Durrës, i ka kushtuar lirinë një 24 vjeçari nga Tirana, i cili u ndalua pasi rezultonte të ishte shpallur në kërkim edhe nga policia e Vlorës për raste të tjera të ngjashme.

Ngjarja ka ndodhur më 24 janar 2026, në një pikë karburanti në rrugën “Egnatia”, ku i riu dyshohet se ka paguar me dy kartëmonedha nga 100 dollarë, që më pas rezultuan të dyshuara false.

Pas sinjalizimit, policia ndërhyri dhe i sekuestroi kartëmonedhat si prova materiale dhe pak ditë më vonë, ndaloi edhe autorin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, E. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas dyshohet se më datë 24.01.2026, ka blerë karburant, në një subjekt në rrugën “Egnatia”, me 2 kartëmonedha (në prerjen 100 dollarë), të dyshuara false. Kartëmonedhat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet, 24-vjeçari rezultoi në kërkim nga Policia e Vlorës, për 2 raste të tjera të së njëjtës veprimtari kriminale, të kryera gjatë muajit janar, 2026. Vijon hetimi për të zbardhur raste të tjera në këtë fushë, në të cilat mund të jetë përfshirë shtetasi E. K” .

Po ndodh...

ide