Kryengritja e deputetëve të PD, Berisha tërhiqet nga bojkoti i komisioneve për Reformat

2 Shkurt 2026, 16:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryengritja e deputetëve të PD, Berisha tërhiqet nga bojkoti i

Pas një kryengritje të disa deputetëve në grupin parlamentarë të PD, të cilët janë shprehur kategorisht kundër bojkotit të Komisioneve për Reformën Teritoriale dhe atë Zgjedhore, Kryesia e vogël e mbledhur urgjentisht, ka bërë hap mbrapsht duke vendosur rikthimin në komisione.

Lajmin e ka dhënë bashkëkryetari i Komisionit për Teritorialen, Luçiano Boçi, i cili ka deklaruar se PD nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

“Qëndrimi i shprehur i PD pas diskutimeve në kryesinë e vogël, është që PD do vijojë të jetë pjesë e Komisionit Zgjedhore dhe Territoriale dhe do vazhdojë me agjendën e komisioneve.

Ne nuk e bojkotojmë komision, do njoftojmë për gatishmërinë e grupit të PD për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme.

Në grup parlamentar ne diskutojmë në mënyrë demokratike, pati mendime për braktisje, por Komisioni më i rëndësishëm Komisioni i Mandateve.

Duhet të ketë një dalje dhe duhet të jetë konsensuale, përndryshe paska qenë proces i paravendosur”, tha Boçi./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide