Gjendet çifti që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, detajet e reja i hapin rrugë një tjetër piste për hetimet, mamaja pohon konfliktet me vlonjatët

2 Shkurt 2026, 17:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet çifti që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, detajet

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me historinë e cila prej vitesh po bën bujë në mediat shqiptare, zhdukjen e papritur të Bleona Matës.

Dëshmitë e dhëna së fundmi i kanë hapur rrugë një tjetër piste, ku mund të nisin kërkimet për Bleonën.

Në dokumentet e sigurara nga Report.tv mendohet se Bleona filimisht është rrëmbyer dhe 3 muajit e parë është mbajtur peng në fshatin Llakatund të Vlorës.

Nga ana tjetër, mamaja e Bleonës, në daljet televize ka deklaruar se Bleona është rrëmbyer nga disa persona me të cilët familja Mata ka qenë në konflik prej vitesh.

“Çiftin nga Vlora nuk e njoh. Vetëm prindërit e vajzës i kam takuar në Zapot, ditën kur u zhduk Bleona. Ish-vjehrri im ka pasur konflikt me këtë familje dhe në maj të vitit 2010 i ka denoncuar në polici,” është shprehur Bukurie Veizi.

Në ekran u shfaq fotografia e vajzës së çiftit nga Vlora, që dyshohej se ishte Bleona Mata, mamaja e kësaj të fundit zbulon të vërtetë. Pasi ka vëzhguar vëmendje fotografinë ajo është shprehur se tiparet e vajzës në foto nuk përputheshin me pamjen fizike të Bleonës. Megjithatë ajo shtoi më tej se pavarësisht se ka një papërputhshmëri të tipareve, dyshimet për zhdukjen e së bijës ajo i ka sërish te e njëjta familje.

“Tiparet nuk përputhen, por dyshimet e mia mbeten tek kjo familje,” deklaroi ajo.

Ndonëse për pak bëhen 16 vite nga zhdukja misterioze e Bleona Matës, sot e kësaj dite po vijojnë hetimet për lokalizimin e saj.

Bleona Mata vijon të jetë e zhdukur që nga 22 maji 2010, teksa gjurmët e saj të fundit u humbën në malin Pikëllim, në zonën e Kukësit. Nëna e Bleonës prej vitesh ka kërkuar ndihmë për gjetjen e së bijës, e cila në atë kohë ishte vetëm 6-vjeçe.

Po ndodh...