Mesi do të thotë fjalën e fundit, projektohet rikthimi në shtëpi pas shumë vitesh

2 Shkurt 2026, 19:12 / SPORT ALFA PRESS

Mesi do të thotë fjalën e fundit, projektohet rikthimi në

Leo Mesi po e mendon seriozisht, që ta mbyllë karrierën në Argjentinë. Pikërisht te Njuell Old Bojs ku presidenti Ignacio Boero e kërkon me ngulm.

Bëhet fjalë për një huazim që do të finalizohej në vitin 2027, ndërsa Mesi është pjesë e Inter Majemit. 38-vjeçari ndjen se ka akoma për t’i dhënë futbollit.

Mesi do të luante për periudhën janar-qershor te klubi argjentinas. Te Njuell Old Bojs janë duke menduar edhe për sigurinë e familjes së tij, që do të zhvendosej në Rosario.

Së fundmi ndërkohë ishte Gallatasaraj që u interesua për shërbimet e Mesit. Madje në kushtet e kontratës së mundshme tregohej një huazim ku do të luante vetëm ndeshjet në shtëpi, dhe jo transfertat.

 

Po ndodh...