Gjyqi ndaj Franc Çopjas, avokatët: S’janë kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private

2 Shkurt 2026, 19:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjyqi ndaj Franc Çopjas, avokatët: S’janë kriminelë

“Ju nuk po gjykoni kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private”, deklaruan të hënën dy avokatet në Bruksel në gjyqin ndaj Franc Çopjas, Mikael Qosjas dhe shtatë të pandehurve të tjerë të akuzuar për vrasjen e Ardit Spahiut, shqiptari i ekzekutuar në Molenbeek më 27 nëntor të vitit 2020.

Sipas avokates Virginie Taelman, mënyra e veprimit për vrasjen e Ardit Spahiut, është e ngjashme me vrasjet e tjera të kryera në Shqipëri pas fillimit të konfliktit mes klanit Alibey dhe klaneve Çopja dhe Qosja në vitet 2017-2018.

“Makina, burra, armë dhe ata hapin zjarr. Është gjithmonë e njëjta gjë, këtu ose atje”, deklaroi ajo, duke shtuar se Spahiu u vra për shkak të afërsisë me klanin Alibey.

Të hënën, pala civile i kërkoi jurisë të shpallte Franc Gergely dhe Mikael Qosja fajtorë për urdhërimin e vrasjes.

Ata konsiderohen dy “mendjet organizatore” që vepruan mijëra kilometra larg Brukselit dhe, sipas palës civile, planifikuan “vrasjen metodike” të Spahiut.

Avokatët argumentuan se “forca brutale nuk ishte e mjaftueshme” dhe se ishte e nevojshme “tradhtia e një miku”, rol që e luajti Elton Roci.

Duke përdorur fragmente nga bisedat në Sky ECC si prova, Taelman e cilësoi Franc Gergely-n, i njohur si Çopja, si “motorin e vrasjes” dhe “arkitektin që nënshkruan planet nga kulla e tij e fildishtë”, të motivuar nga hakmarrja, egoja dhe mendjemadhësia e tij.

Ndërsa Mikael Qosja u cilësia si “shefi i kantierit”, që mbikqyrte “menaxhimin e informatorëve”.

 

Po ndodh...