Bashkimi i opozitës/ Deputeti Redi Muçi: Sali Berisha është vija e kuqe
Redi Muçi, deputet i Lëvizjes Bashkë, në studion e “Ditarit” të pasdites nga Pandi Gjata, në A2CNN, deklaroi se qëndrimi i lëvizjes “ka qenë gjithmonë kundër çdo bashkëpunimi ku faktori përbashkues është Sali Berisha dhe Partia Demokratike”.
“Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë kundër çdo bashkëpunimi ku faktori përbashkues është Sali Berisha dhe Partia Demokratike. E konsiderojmë këtë thjesht si manovër të radhës të Partisë Demokratike për të rifituar një lloj legjitimiteti. Është interes që lidh Berishën me partitë e reja. Por, për ne janë dy faktorë që lidhin Berishën me Ramën. E para, lidhet me kufizimin nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, të veprimit të drejtësisë ndaj figurave kryesore, siç janë Rama dhe Berisha; E dyta, Reforma Zgjedhore, që Berisha dhe Rama duan të kufizojnë numrin e deputetëve dhe vetë të bëhen senatorë të përjetshëm. Rrjedhimisht, ne besojmë që Kodi Zgjedhor, i hartuar nga Rama dhe Berisha, nuk do të avantazhojnë partitë e reja”, tha Muçi.
“Rama dhe Berisha janë në simbiozë me njëri-tjetrin. Berisha e ka kuptuar që nuk ka për ta mundur kurrë Ramën në zgjedhje dhe është komod si lider i opozitës; dhe Rama e di që me Berishën përballë do të fitojë gjithmonë”, shtoi Muçi.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
