Ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur, kapen 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
2 Shkurt 2026, 20:10 / AKTUALITET

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm, të moshave dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom.
Sipas informacioneve paraprake, emigrantët ishin fshehur në një objekt pranë teqesë së Qatromit.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën.
Burime bëjnë me dije se Policia Kufitare e Korçës ka shtuar kontrollet në zonë, me fokus evidentimin e emigrantëve të paligjshëm dhe identifikimin e personave që dyshohet se i ndihmojnë këta shtetas për të lëvizur drejt Tiranës apo qyteteve të tjera të vendit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
