Rrogat e gjyqtarëve, Artan Hoxha: Berisha tregoi se ishte në një mendje me Ramën

Debati për rrogat e gjyqtarëve tregoi se Sali Berisha ishte në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama. Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha, në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, duke sjellë në vëmendje deklaratën e kreut demokrat i cili pranoi se piramida e pagave është ekskluzivitet i qeverisë. Sipas tij vetë qeveria e ka përmbysur piramidën e pagave duke vendosur paga shumë më të larta për gjyqtarët e GJKKO-së dhe prokurorët e SPAK-ut sesa për kreun e shtetit.
“Kur debati vjen te kjo pjesa e rrogës së gjyqtarëve këtu, e dëgjova me vëmendje sot dhe Berishën ishte pothuaj në një mendje me Ramën. Është ekskluzivitet tha i qeverisë kjo gjë. Piramidën e pagave e vendos qeveria, jo gjyqësori, por tha zoti Berisha është Rama dhe aty dhe unë jam dakord e prishi vetë piramidën. Pse? Sepse nga rroga më e lartë që është kreu i shtetit u përmbys me një vendim special dhe u vendos rroga e gjyqtarëve të Gjykatës të Posaçme dhe rroga e prokurorëve të SPAK- ut që është dy deri në tre herë më e madhe se e kreut të ë shtetit. Kjo gjë përmbysi skemën dhe sot ndodhemi para këtij fakti. Po kjo është një çështje fare minore prapë për ne sepse Rama duket sikur po mundohet të shpëtojë nja 37 milionë euro. Mendoni se e ka tek pjesa e buxhetit lekët”, u shpreh Hoxha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij problemi i vërtetë nuk janë vetëm SPAK dhe Gjykata e Posaçme, por gjendja e gjithë sistemit të drejtësisë, me mungesë gjyqtarësh, stok dosjesh të pesëfishuara dhe qytetarë që presin me vite për drejtësi.
"Unë bëj së pari pyetjen që të pretendosh që apo sulmohet drejtësia, ne jemi në pikën që a kemi drejtësi? A kemi drejtësi? SPAK-u dhe gjykata e posaçme janë thjesht instrumente të një sistemi të tërë. Ne jemi në një situatë kur 10 vjet mbasi kemi bërë atë votimin e famshëm sot i kemi provuar dhe cilët janë efektet e kësaj që ne i kemi quajtur drejtësia e re dhe efektet sot ka ardhur dita që nuk i fsheh dot as opozita as mazhoranca. Stoku i dosjeve është pesëfishuar. Kemi përgjysmuar numrin e gjyqtarëve, kemi shfarosur gjykatat e apelit. Kemi lënë vetëm një në Tiranë, prokurori i përgjithshëm ankohet në raportin që bëjnë çdo vit në parlament. Më mungojnë thotë 40% e prokurorëve të republikës. Ata qytetarët në Ersekë, në Bajram Curri, në Pukë, në Skrapar, nuk i intereson çfarë bën ai te dera e SPAK-ut. Intereson halli që ka ai atje te dera e shtëpisë dhe halli i tij ai nuk ka hall fabrike. Fabrikë për atë është lopa dhe ai atë hall ka, i kanë vjedhur lopën”, theksoi ai Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Gazetari theksoi gjithashtu se pavarësisht zhurmës mediatike, mungojnë vendimet përfundimtare dhe konfiskimi i pasurive të zyrtarëve të lartë, duke e lënë reformën në drejtësi me rezultate të pjesshme.
“Në qoftë se ne do ta shikojmë si propagandë me planin e propagandës jemi mirë. Pra, kemi bërë, por po të vijmë te vendimet aty çalojmë. Vetëm Fredi Bejleri mbaroi shpejt edhe është nisur për Strasburg, por dhe Fredi Bejleri u bë eurodeputet nga burgu i Fierit. Pra puna e drejtësisë matet dhe me rezultatet dhe për fat të keq rezultatet nuk është nuk janë thjesht vetëm perceptimi. Perceptimi është kemi kapur gjithë ata, i kemi çuar në burg. Puna është i kemi dënuar, për çfarë i kemi dënuar dhe sa pasuri ke kapur te korrupsioni. Te pasuritë e konfiskuara deri tani shkëlqejnë apo ose pjesa dërmuese janë kryesisht të krimit të organizuar, por paratë e funksionarëve të nivelit të lartë, të politikanëve, ne nuk kemi parë gjë nëpër tuba aspiratorësh ato zoti. Po jo, ja gjetëm pastrueses, nuk ja çuam dot se kush i kishte ato para. Ja faturuam bëri burgun pastrueses dhe këtë gjë e bënin ata gjyqtarët dhe prokurorët përpara. Puna është si do shkosh atje sipër te niveli i lartë dhe ku do t'i kapësh dhe ku do ta kthesh këto para qytetarëve. Sepse për këtë u bë drejtësia e re”, shtoi ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
