Bashkimi i opozitës/ Qori: Si të ulem në tryezë me Metën në burg dhe Berishën e pandehur?
Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi iniciativën e Ermal Hasimes dhe bashkëpunëtorëve të tij për të bashkëpunuar partitë e opozitës në një bllok opozitar. Qori përsëriti qëndrimin e partisë që drejton se me këto parti ka papajtueshmëri të thella morale dhe politike që e bëjnë të pamundur bashkëpunimin.
“Kjo është një tezë që ka kohë që hidhet. Është iniciuar disa herë nga zoti Berisha për bashkimin formal të opozitës dhe mua më është dashur disa herë ta hedh poshtë këtë ftesë për një varg arsyesh.
Arsyeja e parë ka të bëjë një papajtueshmëri të thellë morale midis “Lëvizjes bashkë” dhe elitës drejtuese të PD-së, duke nisur nga Sali Berisha.
Ne jemi fund e krye kundër korrupsionit edhe mund të duket kështu si vetë lavdërim, por “Lëvizja bashkë” përbëhet edhe nga njerëz që janë jo vetëm të pakorruptuar, po edhe të pakorruptueshëm.
Në këtë kuptim, nuk do kishte sens që ne të bashkoheshim me një aksion politik me përfaqësues të partive që jo vetëm njihen botërisht si të korruptuar, por janë në këto momente që flasim, janë të pandehur për korrupsion ose janë në burg për korrupsion.
Imagjinoni sa absurde do të ishte që ne të dilnim të gjithë bashkë në një protestë dhe gjysmën e kohës të thoshin “free Ilir Meta”, “free Sali Berisha”. Tani këta, o duhet të shkojnë të gjithë në burg, o duhet t'i rrijnë të gjithë në liri.
Qëndrimi im është që duhet të jenë të gjithë në burg, e në qoftë se unë mendoj që Ilir Meta është mirë aty ku është, unë nuk kam si të bashkëpunoj me partinë e Ilir Metës, në qoftë se unë mendoj që Sali Berisha e ka vendin në burg, një lloj siç mendon edhe SPAK-u në akuzat që ka nxjerrë, unë nuk mund të ndaj të njëjtën platformë, të njëjtin aksion politik.
Me Sali Berishën, një papajtueshmëri e dytë ka të bëjë me pjesën e dytë dhe shumë pak të folur të atyre që janë përgjegjës për korrupsionin, pra për korruptuesit, për oligarkët. Partitë e tjera politike në Shqipëri ose mendojnë që nuk ka fare oligark, ose mendojnë që i vetmi oligark është Edi Rama.
PD-ja me Edi Ramën nuk është kundërshti e plotë, nuk është kundërshti strategjike. Ata janë praktikisht bashkë, duke u përpjekur nën rrogozë që të. Ristrukturojnë institucionet për keq dhe ligjet themelore të vendit, sepse kanë interesat përbashkët.
Edhe Edi Ramës dhe Sali Berishës i intereson shkatërrimi i reformës në drejtësi, ose të paktën ndryshimi i ligjeve të reformës në drejtësi, që do ta bënin më të vështirë për ndjekjen ligjore të rregullt të politikanëve apo njerëzve me pushtet, ashtu sikundër u intereson nga pikëpamja elektorale që sistemi i ardhshëm zgjedhor të jetë.
Ne kemi një dallim të fortë me Ramën, me Berishën dhe në përgjithësi me partitë e tjera politike në Shqipëri.
Asnjë parti tjetër sot Shqipëri nuk e vë gishtin plagë mbi shitjen e pasurive kombëtare si Sazani apo Zvërneci, që po jepen, po falen ose po jepen për dy lekë, në mënyrë që Edi Rama të rregullojë marrëdhëniet e tij me administratën amerikane.
Jemi kundër shitjes së pasurive kombëtare, jemi kundër instrumentalizimit të pasurive kaq të rëndësishme kombëtare. Vetë sovraniteti i Republikës së Shqipërisë për hallet e ditës së politikanëve, sikundër kemi qënë dhe vazhdojmë të jemi kundër kampeve të refugjatëve të ndërtuara nga qeveria italiane në Shqipëri, të cilat cënojnë sovranitetin territorial të Republikës Shqipërisë. Dua t'ju kujtoj që në ato kampe nuk zbatohet ligji shqiptar dhe mua më vjen keq po nuk kam dëgjuar ndonjë parti tjetër që të mbajë qëndrim për to.
Përveç qëndrimit për oligarkinë që kemi standard dhe sigurisht të ideve të tjera si drejtat në punë e një varg të tjera politikash ekonomike dhe sociale që na dallojnë fort. Prej partive të tjera, për të gjitha këto arsye, lëvizja bashkë nuk mund t'i bashkohet asnjë lloj koalicioni apo nuk e di si ta vëmë emrin që përfshin”- tha Qori.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
