Von der Leyen njofton paketën e 20 të sanksioneve kundër Rusisë

2 Shkurt 2026, 23:08 / BOTA ALFA PRESS

Von der Leyen njofton paketën e 20 të sanksioneve kundër

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot paketën 20-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe theksoi progresin drejt një “kornize të vetme për Prosperitet” me Ukrainën dhe partnerët amerikanë.

Në një reagim në platformën X, pas një bisede me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ajo tha se paketa e ardhshme e sanksioneve synon të shtojë presionin mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave.

“Ndërsa i afrohemi vitit të katërt të një lufte brutale kundër Ukrainës, Rusia vazhdon të dyfishojë krimet e luftës, duke sulmuar infrastrukturën civile dhe shtëpitë. Ditë pas dite, vit pas viti, mbështetja e Evropës për Ukrainën mbetet e palëkundur. Ne po dërgojmë qindra gjeneratorë për të mbajtur ndezur ngrohjen dhe dritat. Ne paraqitëm një propozim kredie prej 90 miliardë eurosh për dy vitet e ardhshme”, shkruan Von der Leyen.

Po ndodh...