“Automjetet kanë ikur drejt Fushë Krujës”/ Lala: Gjeneza e konfliktit Nikulaj-Ndoka është një bisedë në Sky

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion” ka zbuluar detaje nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Rrilë të Lezhës.
Lala tha se dy automjetet e përfshira në ngjarje janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës dhe njëri prej tyre rezsultoi të ishte me targa të vjedhura, megjithatë nuk ka ende asnjë gjurmë prej tyre.
Gazetarja deklaroi se gjeneza e konfliktit Nikulaj-Ndoka është një bisedë në Sky ECC në vitin 2025. Në gusht të vitit që lamë pas dy anëtarë të fisit Nikulaj kanë goditur në drejtim të një motoiri ku lëvizinin dy anëtarë të familjes Ndoka.
Lala deklaroi se policia është e ndarë, një pjesë me fisin Nikulaj dhe një pjesë me fisin Ndoka. Gazetarja bëri me dije se në lidhje me atentatin e mbrënshëm po kryehen kontrolle në disa hotele për t’u gjetur Gerardo Nikulaj.
“Një konflikt me fisin Lekstakaj që nga viti 1994. Automjetet janë drejtuar në drejtim të Fushë Krujës, njëri prej tyre me targa të vjedhura. Janë humbur gjurmët e automjeteve. Efektivi nuk jep asnjë shpjegim, thotë se nuk mban mend.
Gjeneza e konfliktit është një bisedë në Sky ECC. Në gusht 2025, dy anëtarë të familjes Nikulaj godet një motor ku lëviznin anëtar të familjes Ndoka. Eksponentët e policisë janë disa me Nikulajt dhe disa me Ndokat. Policia i fshehu për disa orë me radhë, është në mes të luftës.
Po kryehn kontrolle në disa hotele për t’u gjetur Gerardo Nikulaj. Duhet të ketë hetim në çfarë rrethana u gjet efektivi i policisë në vendngjarje”, tha Lala.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





