Kancelari gjerman Merz: Europa ka nevojë urgjente për më shumë autonomi! Të tregojë forcën e saj

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për më shumë autonomi evropiane “urgjentisht”, duke u kërkuar partnerëve të BE-së të veprojnë të bashkuar dhe me vendosmëri përballë një bote gjithnjë e më të pasigurt.
Duke folur në pritjen vjetore të Bursës Gjermane në Eschborn, pranë Frankfurtit, Merz deklaroi se Evropa po kalon “një nga periudhat më të mëdha të pasigurisë politike” dhe ndodhet në një “pikë kthese historike”, në një realitet ku fuqitë e mëdha, sipas tij, veprojnë më shumë mbi bazën e forcës sesa të rregullave.
“Vetëm nëse ne evropianët veprojmë të bashkuar dhe me vendosmëri, mund të bëjmë diferencën në botë dhe të ndërtojmë një Evropë sovrane, të lirë, paqësore dhe ekonomikisht të fortë”, tha Merz, duke theksuar se Gjermania është e gatshme të luajë rol udhëheqës.
Kancelari vuri theksin te forcimi i mbrojtjes evropiane, rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe pavarësia teknologjike. Ai pranoi se marrëdhëniet transatlantike kanë ndryshuar, por nënvizoi se “nostalgjia për të kaluarën nuk është zgjidhje”.
Merz u ndal edhe te krijimi i një tregu të përbashkët evropian të kapitaleve, duke kërkuar heqjen e barrierave që pengojnë zhvillimin e tij. Sipas tij, një treg i tillë do të ndihmonte që kompanitë evropiane të financohen më lehtë brenda BE-së dhe të mos detyrohen të dalin në bursat amerikane, duke përmendur si shembull kompaninë BioNTech, e cila u listua në NASDAQ në vitin 2019.
Ai rikujtoi se samiti i jashtëzakonshëm i BE-së më 12 shkurt do të fokusohet në rritjen e konkurrueshmërisë dhe uljen e burokracisë.
Në këtë kontekst, Merz u shpreh se marrëveshja tregtare e BE-së me vendet e Mercosur (Argjentinë, Brazil, Uruguai dhe Paraguai) mund të hyjë në fuqi përkohësisht edhe para vendimit të Gjykatës Evropiane, pavarësisht kundërshtimeve në Parlamentin Evropian. Sipas tij, marrëveshja do të zbatohet sapo të ratifikohet nga shteti i parë i Amerikës së Jugut.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
