Shqipëria kërkon rritjen e bashkëpunimit me Tik Tok, BIRN: Muajt e fundit janë rritur abuzimet në këtë rrjet social

19 Shkurt 2024, 17:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shqipëria kërkon rritjen e bashkëpunimit me Tik Tok, BIRN: Muajt
Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi të hënën në profilin e tij zyrtar në Facebook detajet e takimit me një prej përfaqësueve të rrjetit socil Tik Tok në Europë, Jakub Olek, takim i cili shërbeu për ndërmarrjen e hapave informues dhe parandalues mbi rastet e abuzimeve që ndodhin në këtë rrjet social.

“Prita në një takim Jakub Olek, drejtor i Tik Tok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qëndrore dhe Lindore, të cilit i shpreha shqetësimet tona mbi ngjarjet e fundit dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online”, shkroi Ministri i Brendshëm Balla në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shtoi se kërkoi informacion të detajuar mbi ruajtjen dhe përdorimin e të dhënavë të përdoruesve të TikTok.

Gjatë muajve të fundit është vënë re një rritje e numrit të shkeljeve dhe abuzimeve në hapësirën digjitale në vendin tonë, ku pjesa më e madhe e tyre bëhën në rrjetin social të Tik Tok. Balla njoftoi se i kishte kërkuar kompanisë Tik Tok vendosjen e një kontakti të përhershëm më Policinë e Shtetit, si edhe përgjigjen ndaj rasteve të denoncuara prej policisë.

Ministri i Brendshëm e cilësoi si urgjente vëmendjen e shtuar sa i përket kontrollit të postimeve në gjuhën shqipe, pamundësimit të përdorimit të këtij rrjeti për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme, si edhe kontrollit dhe monitorimit prindëror mbi kohën e shpenzuar nga fëmijët në këtë rrjet.

“Ministria e Brendshme po studion me vëmendje përmirësimet ligjore të ndërmarra edhe nga Bashkimi Evropian, siç janë Akti i Shërbimeve Digjitale, Akti i Tregjeve Digjitale”, shtoi Balla, duke cilësuar si qëllim krijimin e një hapësire digjitale në Shqipëri ku të drejtat dhe detyrimet themelore të përdoruesve janë të mbrojtura dhe të përcaktuara qartë./ Reporter.al

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128