Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit, kërkesat e të pandehurve

22 Maj 2023, 14:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit, kërkesat e të

Është shtyrë seanca për inceneratorin e Fierit. Seanca, nisi sot në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme dhe ishte e para sa i takon procesit në themel, pasi hetimet apo edhe gjykimi i zhvilluar më herët kanë qenë vetëm për blerësimet e masës së sigurisë, apo pretendimet e prokurorisë sa i takon personave të marrë të pandehur.

Gjykata e Posaçme shtyu seancën me argumentin për t’u njohur me kërkesat e avokatëve të të pandehurve. Seanca e rradhës u la në datën 29 maj në orën 10:00.

Gjykata kërkoi kohë që të shprehet në lidhje me kërkesen e bërë nga Arben Dervishaj, por dhe Regan Merdani për shpallje të mos kopetencës dhe kalimin e çështjes në Gykatën e Tiranës.

Ndërsa i pandehuri, Arenc Myrtezani kërkoi pavlefshmërinë e akt ekspertizave grafike dhe teknike të bërë nga prokuroria. Avokati i të pandehurit, Arber Denizi kërkoi që të pezullohet gjykimi pasi nuk ka marreë dijeni për procesin.

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128