
Gazi i hidrogjenit/ Studimi i huaj që mund të bëj Bulqizën të njohur në botë publikohet nga revista shkencore

Një studim i fundit ku me të gjithë gjasat qyteti i Bulqizës mund të bëhët i njohur në botë është publikuar nga revista shkencore Newscientist.
Sipas revistës fluksi më i madh i gazit natyror të hidrogjenit i regjistruar ndonjëherë është matur thellë në minierën e kromit të Bulqizës.
"Fluska është me të vërtetë, me të vërtetë intensive," thotë Laurent Truche në Universitetin e Grenoble Alpes në Francë, i cili mati gazin në një pellg uji gati një kilometër nën tokë. "Është si një xhakuzi."
Në kërkim të provave më thelbësore, Truche dhe kolegët e tij zbritën në minierën e kromit të Bulqizës në Shqipëri, ku gazi i hidrogjenit që del nga shkëmbinjtë ka shkaktuar disa shpërthime.
Miniera ndodhet gjithashtu brenda një ekspozimi të shkëmbinjve të pasur me hekur, i njohur si një ofiolit. Uji dihet se reagon me një shkëmb të tillë për të gjeneruar hidrogjen në vende të tjera, si Omani.
Kompanitë janë në kërkim për depozita të hidrogjenit natyror në të gjithë botën si një burim karburanti të pastër, por provat për akumulimet e mëdha të këtij "hidrogjeni ari" janë të pakta.
Shumica e pretendimeve për depozitat e mëdha të hidrogjenit nën sipërfaqe mbështeten në ekstrapolim, në vend të matjeve të drejtpërdrejta.
-
Aksident me vdekje në Sarandë
8 Shkurt, 21:54 -
Emri/ Atentat në Shkodër, plumba ndaj një personi
8 Shkurt, 18:38 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128