Taksistët në Shkodër ngrihen në protestë, zbardhen kërkesat e tyre drejtuar autoriteteve

12 Shtator 2023, 19:30 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Taksistët në Shkodër ngrihen në protestë, zbardhen

Informaliteti i shërbimit taksi në Shkodër ka ngritur në protestë dhjetëra drejtues taksish që funksionojnë sipas rregullave të përcaktuara, duke paguar taksa për vendin e qëndrimit, taksën e bashkisë, sigurimet dhe taksën e licencës periodike 1 herë në 5 vjet.

Të mbledhur para sheshit “Demokracia”, ata tregojnë se në këtë formë po dëmtohen pasi po paguajnë detyrimet, ndërkohë informaliteti i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shkodrës sa vjen dhe rritet.

“Ankesat tona janë të vazhdueshme ditë për ditë. Përshëndesin dhe kryetarin e ri të bashkisë që ka ardhur. Në qoftë se e di këtë ne më në hall s’kemi qenë asnjëherë. Paguajmë 10 mijë lekë taksa në ditë shtetit shqiptar. Informaliteti është në kulm. Deri tani kanë thanë jo i djathtë e jo i majtë, jo partia, ne s’na interesojnë partitë. As e majta, as e djathta. Na intereson që shteti të vijë, t’i dalë zot këtij vendi,” – u shpreh një taksist për Euroneës.

“Ne po kërkojmë të drejtat tona, nuk po kërkojmë më shumë histori, por deri tani nuk e ka marrë seriozisht këtë punë. Vijnë njerëzit duke kaluar rrugës i dalin përpara civilët si të jenë në Somali, vende dhe popuj,” – u shpreh një tjetër. ”

Protesta e kësaj të mërkure është e disata që ndodh nga taksistët e licencuar në Shkodër. Ata kërkojnë që autoritetet të luftojnë informalitetin. Deri më tani as një masë nuk është marrë për t’i ardhur në ndihmë atyre. Ata deklarojnë se paguajnë afro 150 mijë lekë taksa në vit. /Euronews

Po ndodh...